Politika

Rama kërkon dialog me studentët: Kam shumë për t’i thënë

Kryeministri Rama reagon për herë të parë për protestën e studentëve

Rama: Një përshëndetje për studentët që sot janë në rrugë. Uroj që që të kenë dëshirën jo vetëm për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar. Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve për shqetësimet që keni. Ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit.

Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për ti dhënë, por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë. Pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve si të duan dhe kë të duan, pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik prej plumbave dhe hakmarrjes politike. Kemi qenë, s’kemi qenë dakord për një protestë apo tjetër, protesta në vetëvete e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacuenueshmërinë e satatusit të qytetarisë së saj. Unë ndihem shumë mirë për këtë dhe po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha edhe një herë student, protestues jo kryeministër në zyrë. Po si kryeministër dhe edhe si një protesutes i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin, me respekt, qoftë kur jemi, qoftë kur nuk jemi dakord dhe këtë rast duke u bërë bashkë për të shtyrë me forcë moderinizmin e arsimit të lartë në çdo aspekt ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit. Shkur fjala sesa rrinë në rrugë dhe se çfarë kërkojnë në rrugë studentët protestues kjo është e drejta e tyre legjitime dhe e pacënueshme. Ama detyra ime është ti dëgjoj dhe ti mbështes në adresimin e shqetësimit të tyre, në çdo rast që ata do të donin të bisedonin, kur edhe po të dëshirojnë të njëjtën gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja, por pushteti i kësja zyrë është i kujdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur, në shërbim të vendit, shoqërisë dhe të së ardhmes që fëmijët e sotmë meritojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button