Bota

Çështja e Rusisë hedh hije mbi zgjedhjet në Letoni

Qytetarët e Letonisë do të zgjedhin një parlament të ri. Vendi ka pakicën më të madhe ruse. Kriza e Ukrainës dhe raporti me Rusinë përcaktojnë atmosferën në vendin balltik.

Në Letoni këtë të shtunë do të zgjidhet parlamenti i ri, Saeima. Politika ruse për Ukrainën e ka ndikuar shumë fort fushatën elektorale. Qeveria në Riga nuk përjashton më madje as një agresion nga ana e Kremlinit. Ky i fundit ka deklaruar disa herë se do të mbështesë rusët jashtë Rusisë. Përqindja e tyre në popullsinë e anëtarit balltik të BE-së është 26 për qind, shumë më e lartë se ajo në Ukrainë me 17 për qind.

Letonia ka një raport të vështirë me Rusinë. Në 1940 ajo u aneksua nga Moska. „Përvoja e 60 viteve pushtim sovjetik është e ngulitur thellë në kujtesën historike“ thotë Norbert Beckmann-Dierkes, drejtor i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Riga.

Rrënjët etnike përcaktojnë kampin politik

Demonstrim në Riga pro Ukrainës

 

Për rreth 100 vendet në parlament luftojnë 13 parti. Disa përfaqësojnë vetëm letonezë, të tjera banorët rusishtfolës, nga të cilët shumë janë të ashtuquajtur „joqytetarë“. Bëhet fjalë në pjesën më të madhe për rusë, të cilëve pas pavarësisë së vendit në vitin 1991 nuk iu ofrua pasaportë letoneze. Thuajse një në tetë banorë në Letoni është një „joqytetar“ i tillë”.

Letonezët dhe pakica rusishtfolëse jetojnë veçan njëri-tjetrit, u konstatua para zgjedhjeve në një raport të OSB-së për situatën e Letoni. Për këtë arsye nuk është çudi që edhe partitë e vlerësojnë në mënyra të ndryshme krizën e Ukrainës. Ndërkohë që partitë e bllokut qeverisës mbështesin kursin e BE dhe NATO-s, ku Letonia është anëtare që prej vitit 2004, partitë proruse tregojnë mirëkuptim për politikën e Kremlinit.

Fushatën elektorale e drejtojnë partia e qendrës së majtë „Harmoni“ mbështetur nga pakica rusishtfolëse si dhe partia e bllokut qeverisës të qendrës së djathtë „Uniteti“. „Harmonia“ përjashton nga programi i saj elektoral të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rusët dhe Rusinë. Ajo shpreson që kështu të marrë edhe vota nga letonezët etnikë. Ndryshe është politika e „Bllokut të Unitetit“. Ai i bëri problemet etnike dhe raportin me Rusinë temën qendrore të fushatës së tij. Ato flasin shumë pak për tema ekonomike apo sociale“, kritikon Alexandr Gaponenko, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike në Riga.

Rezultatet në sondazheve të kryesuesve

Laimdota Straujuma

 

Në sondazhe kryeson partia „Harmonia“ me 17 deri 19 për qind të votave të zgjedhësve. Ajo ka një partneritet me partinë ruse në qeveri „Rusia e bashkuar“ dhe kritikon sanksionet e BE-së kundër Moskës. Kjo zemëron shumë letonezë. Indinjatë shkaktoi edhe një deklaratë e kryebashkiakut të Rigas, Nils Usakovs, i cili është kryetar i „Harmonisë“. Në televizionin rus ai tha se për Letoninë „Presidenti Putin është gjëja më e mirë“. Me të gjithë shefat e mëparshëm të Kremlinit raportet ruso-letoneze kanë qenë shumë më të këqija.

Vlerat në sondazhe të „Bllokut të Unitetit“ në qeveri, luhaten mes 13 dhe 15 për qind. Kandidatja kryesore, kryeministrja aktuale Laimdota Straujuma, e mbështet politikën e saj tek stabiliteti dhe vazhdimësia.

Shanset e partive të tjera

Për shkak të frikës nga politika e Kremlinit, nacionalistët letonezë shpresojnë për vota shtesë. Por sondazhet tregojnë se „Unioni Kombëtar“ nuk duhet të presë më shumë se tetë për qind. Një shtendosje e shpejtë e situatës në Evropën Lindore mund të çojë madje në humbje të votave.

E paqartë është nëse „Unioni Rus i Letonisë“ do të ketë shans të hyjë në Saeima. Sondazhet i japin partisë vetëm 1,1 për qind. „Nga ana e popullsisë rusishtfolëse nuk ka zëra të qartë që kërkojnë ,mbrojtje‘ nga Kremlini“, thotë Norbert Beckmann-Dierkes.

Supriza të mundshme

Rreth 30 për e qind e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nuk e dinë ende se kujt do t‘ia japin votën e tyre. Supriza më e madhe mund të ishte rezultati i partisë që po fiton shpejt popullaritet, drejtuar nga ish shefja e Revizionit Inguna Sudraba. Ajo mund të plotësonte në parlament vakuumin e „qendrës politike“, beson Juri Rosenwalds, Profesor në Universitetin Letonez.

Një rritje e zërave radikalë në parlament nuk pritet por ai i zërave të moderuar. Kjo mund të shpjegohet me atë që në Letoni megjithë krizën e Ukrainës nuk vërehen tensione etnike. „Po, letonezët kanë disa avantazhe që nuk i kanë ,joqytetarët‘. Por në jetën e përditshme nuk ka konflikte“, thotë Alexandr Gaponenko, i cili është vetë një „joqytetar“. Këtë përshtypje e konfirmon edhe Beckmann-Dierkes: “Bashkëjetesa e përditshme e qytetarëve dhe ,joqytetarëve‘ është krejt pa probleme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button