Politika

Soreca: Zgjedhja e 6 anëtarëve për KLP-në, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Sot dhe nesër, prokurorët dhe gjyqtarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e gjyqësorit që është përkatësisht KLP dhe KLGJ.
Leyla Moses Ones u shpreh në fjalën e saj: “Kjo është koha juaj për të votuar. Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti për një kohë të gjatë. Ky proces do të jetë i drejtë. Dua që ta dini që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju”.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca tha: “Reforma në drejtësi po arrin një moment kritik këtë javë në struktura të pavarura të parashikuara me ndryshimet e vitit 2016. Zgjedhja e 6 anëtarëve për KLP-në gjithashtu do të shënojë një hap të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në BE”.

“KLP do të jetë institucioni thelbësor për të garantuar pavarësinë. Anëtarët do të jenë me kohë të plotë dhe përfaqësojnë një gamë të gjerë të Shqipërisë. KLP do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorët e SPAK-ut”, shtoi Soreca.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button