Maqedonia

Gruevski në Gjykatën e Shkupit, përmes video incizimit

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili para rreth një muaji u arratis në Hungari, u pa dhe u dëgjua sot përmes video incizimit që u paraqit si dëshmi në Gjykatën Penale të Shkupit gjatë seancës gjyqësore për rastin “Tortura”.

Gjegjësisht, PSP-ja sot ka paraqitur si dëshmi incizim nga lajmet e MTV-së që janë transmetuar me 6 qershor të vitit 2011, ku lajmi i parë ka qenë arrestimi i Lube Boshkovskit, ndërsa lajmi i dytë ka qenë fitorja e VMRO-së në zgjedhjet e atëhershme parlamentare. Në një nga kronikat e gazetareve ka qenë në lidhje me hapjen e një pishine në të cilën natyrisht, paraqitet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski me çrast për një kohë të shkurtër u paraqit figura e tij gjatë seancës gjyqësore.

Seanca e sotme për rastin “Tortura” vazhdon me dëshmitë e propozuara nga PSP-ja. Video-incizimet tregojnë arrestimin e Boshkoskit. Por në vend që të paraqiten vetëm kronikat e gazetarëve në lidhje me këtë rast, me kërkesë të mbrojtjes, u shikua edicioni komplet i lajmeve .

Rasti “Tortura” ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të Partisë së Bashkuar për Maqedoninë dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në këtë rast të akuzuar janë  ish njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe gjashtë persona të njësisë “Alfa”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button