Home / Kronika / Vritet një tjetër shqiptar në Athinë, u qëllua me plumb në kokë në një lokal

Vritet një tjetër shqiptar në Athinë, u qëllua me plumb në kokë në një lokal

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë brenda një lokali në Athinë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Janë mediat greke ato që bëjnë të ditur lajmin.

“Newpost”.gr raporton se shqiptari ishte ulur në ambientin e jashtëm të një lokali, kur ia afruan disa persona dhe e qëlluan me armë zjarri. Mësohet se ai ka marrë një plumb në kokë i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Identiteti i shqiptarit të ekzekutuar nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë as për autorët e krimit.

Me vrasjen e mbrëmshme shkon në pesë numri i shqiptarëve të vrarë në Greq javët e fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: