Kronika

Atentati në Laprakë, për motive të dobëta. Identifikohet autori

Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, në një ngjarje të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, në kryeqytet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:17, në Laprakë, ku janë qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dy të rinj.

Policia, në njoftimin e saj për mediet, raporton se e vrarë ka mbetur shtetësja 17-vjeçare Briselda Gjonaj, ndërsa i plagosur shtetasi Erjon Benga, 23 vjeç.

Pas hetimeve paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e ngjarjes, por për arsye hetimore nuk jep asnjë detaj mbi të.P

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur për motive të dobëta, ku autori qëlloi me armë zjarri ndaj dy shtetasve që ndodheshin në një automjet në zonën e Laprakës.

Në vendngjarje u regjistruan dy të plagosur, por 17-vjeçarja ndërroi jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se po vijon punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar e ku ka disa biznese me kamera, regjistrimet e së cilëve janë sekuestruar nga ana e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button