Ekonomia

FED invest, një model suksesi në mikrofinancë

Nëse bankat tregtare vijojnë të qëndrojnë larg fermerit, institucione financiare si FED invest po zgjerojnë vazhdimisht rrjetin e tyre në zona rurale dhe në rajone të ndryshme të vendit.

Prej 26 vitesh në fushën e mikrofinancës, FED invest po zhvillon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët falë përvojës së fituar ndër vite dhe përvojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. FED invest ka 60 degë të shtrira në të gjithë territorin e vendit dhe mbulon mbi 1700 fshatra. Së fundi ajo është zgjeruar në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë.

Me një eksperincë të gjatë në sektorin e mikrofinancës ka krijuar ndër vite aftësinë e të kuptuarit te anëtari dhe nevojat e tij, duke i shërbyer anëtarëve në mënyrë të vazhdueshme, përcjell imazhin dhe mesazhat e duhura, duke i qëndruar pranë anëtarit. FED invest ofron transparencë, shpejtësi dhe procedura të thjeshta të gjith anëtarve të cilët përfituesit më të mëdhenj janë banorët e zonave rurale.

Institucioni është  inspiruar nga modelet e kooperativës financiare si Rabobank në Hollandë dhe Raiffeisen në Austri, të cilat kanë rrënjë të forta sociale në komunitetin lokal. FED invest përdor praktikat e bakingut modern duke ofruar produktet nga më konkurruese në treg. Përmirësimin e nivelit të jetesës dhe nxitjen e zhvillimit në zonën rurale.

Me misionin për të ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, për banorët e zonave rurale të vendit, institucioni financiar po rrit përfshirjen financiare, duke zvogëluar varfërinë në përgjithësi. FED invest po zbaton aktualisht dy projekte, projekti katër vjeçar, bashkëpunim i Agjensisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) dhe FED invest,“Përfshirja Financiare e Fermave Familjare në Shqipëri” dhe projekti 4-vjeçar i financuar nga Qeverinë Holandeze, EFSE DF and Rabobank International“Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale” gjendjes aktuale financiare dhe ekonomike (sidomos në prodhimin bujqësor) të familjeve në zonat rurale sipas segmenteve të ndryshme të popullsisë, boshllëqeve, rreziqet, pengesat kryesore që ndikojnë në jetën e tyre ekonomike dhe financiare, shkallës së njohjes së institucionit dhe produkteve financiare të ofruara nga FED invest dhe nivelin e kenaqesisë së antarëve nga FED invest nevojave dhe kërkesave të mëtejshme për shërbime financiare dhe jofinanciare.

Mundësia e financimit në bujqësi është rritur më tej, pasi në korrik të këtij viti, institucioni nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit  «IPARD II»  si dhe Skemave Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, të financuara nga Qeveria Shqiptare me qëllim rritjen e ofertës dhe promovimin e produkteve financiare, që u vihen në dispozicion bizneseve të cilat operojnë në zonat rurale.

FED invest ka zgjeruar gamën e shërbimeve për të gjithë anëtarët e saj, në zonat urbane dhe semi urbane, për të zhvilluar aktivitetet e tyre në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura dhe të rrisin kapacitetet. Krahas Bujqësisë dhe Blegtorisë financimet mund të jenë edhe për  Prodhim, Shërbime, Tregti, Kredi Familjare, Investime, Projekte, Hoteleri, Transport, Shërbime në turizëm etj. Institucioni mbështet ҫdo sipërmarrje qoftë  në zonën ku operon dhe ka informacion për klientët, ekonominë lokale si dhe mundësitë për zhvillim, qoftë në nivel klienti, ashtu dhe në nivel zone apo rrethi.

Objektivat per vitin 2018

Konsolidimi i metejshem i rrjetit ekzistues duke pasur si synim zgjerimin e rrjetit të degëve në zona të reja, konkretisht do të përmirësohet infrastruktura e degëve aktuale dhe për vitin 2019 FED invest do të hapë 2 degë të reja.

Në nëntor të 2018-s  portofoli i kredisë mbërriti në ALL 3.7 miliardë  dhe objektivi për vitin 2019 është 4.2 milliardë lekë ndërsa portofoli i depozitave arriti vleren 3.7 miliardë.

Aktualisht janë mbi 60 000 anëtarë që i besojnë ҫdo ditë Institucionit dhe për më tepër FED invest numëron 231 të punësuar, ku 55% e tyre janë femra. Gjithashtu, në drejtim të trajnimeve Institucioni është investuar duke organizuar një sërë trajnimesh të ndryshme me tematika të fokusuara sipas nevojave institucionale ku pjesëmarrës ishin staf, anëtarë dhe të zgjedhur

FED invest në kuadër të programit të asistencës teknike të Komisionit Europian – EaSI – është përfitues i vlerësimit institucional që do të kryhet nga MicroFinanza Rating[1]. Në këtë kuadër FED invest u vizitua pak kohë më parë nga perfaqësuesit e MicroFinanza Rating, të cilët kryen intervista me të gjithë përfaqësuesit e departamenteve të institucioneve, mbi ecurinë dhe zbatimin e punës në sistemin e mikrofinancës. Në optikën e përfaqësuesve të MFR vlerësimi për FED invest është një Institucion që përmbush të gjitha standartet ndërkombëtare në sektorin e mikrofinancës.

Një mundësi shumë e mirë për antarët e FED invest, veçanërisht ata të përfshirë në zinxhirin e vlerës, që të përfitojnë nga interesa shumë të favorshëm me anë të një kredie të butë në këmbim të investimeve fizike që ata duhet të kryejnë në mallra me origjinë italianë në bashkëpunim me Programin Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve.

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Interreg V-B “Balkan-Mediterranean 2014-2020” që financohet nga Fondi Europian Rajonal për Zhvillim, FED invest është partner lokal i projektit fitues Skills4SME-s. Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i një strukture të integruar mësimore (platformë elektronike) ndërkufitare për ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit dhe instrumenta të tjerë ndihmës për SME-të ekzistuese dhe potenciale, si në formë elektronike ashtu edhe përmes trajnimeve. Ky projekt është parashikuar që të zhvillohet gjatë periudhës dy vjeçare Tetor 2018 – Tetor 2020.

Aplikimi i mikrokredisë ka dhënë një impakt pozitiv, pasi ndihmon antarësinë në aktivitetin e tyre në bujqësi, blegtori, tregëti, shërbime etj., gjë e cila  ka bërë të qëndrueshëm dhe domosdoshmëri prezencën e FED invest në zonën rurale.

MicroFinanza Rating (MFR) është një agjenci private dhe e pavarur ndërkombëtare e specializuar për mikrofinancim, e themeluar në vitin 2000. Misioni i saj është të sigurojmë industrinë e financave me mikrofinancim dhe përgjegjësi me vlerësime të pavarura, me cilësi të lartë dhe shërbime informacioni, duke synuar rritjen e transparencës, lehtësimin e investimeve dhe promovimin e praktikave më të mira në mbarë botën.

A.Selimi


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button