Kronika

Njihuni me shqiptarin e rrallë nga Fieri! Si u kthye në hero në një natë frike e tmerri në Itali

Pamë vdekjen me sy”, “Tmerr më i madh kur ke fëmijët në krah e nuk di se ç’do ndodh”, janë disa nga rrëfimet e banorëve të qytezave siciliane të përfshira një ditë më parë nga tërmeti prej 4.8 ballë i cili u ka shkatërruar pothuajse gjithçka, shtëpi, rrugë, ndërtesa e kisha.

Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara. 

Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë. 

E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator. 

E përditshmja italiane La Repubblica përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Flerit, të shndërruar në heronjtë e ditës.” 

“Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, shkruan La Repubblica, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë. ” 

Një prej tyre është shqiptari nga Fieri , Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij. 

Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut. “Janë momente që s’ mbarojnë kurrë, – thotë ai, – “mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar”,- thotë Gazmend. “U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur. Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi. Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shkatërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesës.” – cito Oranews

“Mes gërmadhave të tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike,- shkruan gazetari. Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë. Është Italia që reziston”

Një ditë pas tërmetit rreth 600 banorë kanë mbetur pa shtëpi e së bashku me banorët e tjerë kanë kaluar natën në makina larg zonave të banuara, nga frika se tmerri i një nate më parë mund të përsëritje.

Gjatë natës së shkuar toka është dridhur përsëri, janë regjistruar mbi 10 lëkundje tërmeti por në shkallë të ulët e vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikqyrje special nga ekspertët e institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button