Ekonomia

Shqipëria me interesat e kredive për biznesin më të lartat në Rajon

Sipërmarrjet shqiptare paguajnë interesat më të larta për huatë në banka në raport me bizneset në vendet e tjera të rajonit.

Sipas të dhënave që i përkasin tremujorit të parë të vitit 2018 të azhurnuara nga nisma e Vjenës bazuar në të dhënat kombëtare, interesi mesatar i huave për biznesin në monedhën kombëtare ishte 6.83 për qind në Shqipëri.  

Në Bosnjë interesi i huave në monedhën kombëtare ishte 5.14%, në Kosovë ishte 6.5%, në Maqedoni ishte 4.84%, në Malin e Zi ishte 5% dhe në Serbi interesi mesatar i kredisë për biznesin në tremujorin e parë ishte 3.2%.

Që nga viti 2015 deri në tremujorin e parë të 2018 interesi i kredive për biznesin në Shqipëri ra rreth 1.2 pikë përqindje, fenomen që shoqëroi edhe vendet e Rajonit.
Të dhënat për normat e interesit për kreditë e reja për bizneset konfirmojnë se kostot e financimit janë mjaft të larta Ballkanin Perëndimor, krahasuar për shembull me Austrinë edhe pse ato kanë rënë gjatë dy viteve të fundit.

Normat e interesit vijojnë të jenë më më të larta se normat e rritjes nominale të PBB-së në Maqedoni (rreth 4 pikë përqindje), Kosovë (3 pike %) Bosnje (2 pike %), Shqipëria (1 pike %), në Malin e Zi dhe Serbi (në të dy vendet për afro 2,5 pike %).

Përgjatë tre viteve të fundit kredia për biznesin ka pësuar rënie në Shqipëri dhe në Serbi, teksa në vendet e tjera rritja e huave bankare për biznesin ka vijuar nga 2.5% në Maqedoni deri në 9.4% në Kosovë.

Rënia e kredisë për biznesin në Shqipëri dhe Serbi është nxitur nga niveli i lartë i kredive me probleme që këto dy vende kanë në dallim nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe nga çdo vend tjetër në Rajon, Shqipëria ka parë rënie sistematike të huasë për biznesin që nga që viti 2015. /Monitor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button