Home / Kosova / Limaj jep detaje pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Limaj jep detaje pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Njëri prej udhëheqësve të ekipit Negociator të dialogut Kosovë- Serbi, Fatmir Limaj pas përfundimit të takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it ku morrën pjesë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, e Kadri Veseli ka thënë se ambasadorët e këtyre vendeve i kanë dhënë mbështetje të plotë dialogut Kosovë- Serbi

Limaj në një konferencë për medie ka thënë se i kanë njoftuar se ky dialog do të ndodhë në koordinim mes parlamentit, qeverisë, presidencës dhe opozitës.

“I njoftuam ambasadorët për përkushtimin e delegacionit për të vazhduar për një konsensus sa më të gjerë. I njoftuam ambasadorët edhe për koordinimin mes parlamentit, qeverisë, presidencës dhe opozitës. Treguam që po e bëjmë veprimet e fundit për mbledhjen e gjithë atyre materialeve të temave që i kemi biseduar me Serbinë. kemi marrë zotimin nga Presidenti që edhe ai do të na i dorëzojë materialet nga zyra e tij” tha Limaj.

Limaj shtoi tutje se ambasadorët i kanë inkurajuar drejt përpjekjeve të ekipit të Dialogut.

“Ambasadorët shprehën përkrahjen e plotë. Inkurajuan që ti vazhdojmë përpjekjet tona. Ata i dhanë mbështetje idesë tonë dhe angazhimeve tona dhe shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën për të arritur një marrëveshje obliguese me Serbinë” tha Limaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: