Sporti

Statistikat mbresëlënëse tregojnë ndikimin e madh të Shaqirit në formën e lartë të Liverpoolit

Liverpooli është duke kaluar në një formë të mrekullueshme këtë sezon, duke arritur t’i largohet Manchester Cityt, në pozitën e dytë të Premierligës, për plot shtatë pikë. Një nga lojtarët që ka ndikuar shumë në këtë formë është Xherdan Shaqiri dhe këtë gjë e dëshmojnë statistikat e tij për klubin anglez.

Zvicerani me origjinë shqiptare arriti ta sigurojë një transferim në Liverpool nga Stoke City para pesë muajve, pasi ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championshit. Shaqiri kishte qenë golashënuesi më i mirë në skuadrën e Stoke Cityt me tetë gola, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht ishte vënë në dyshim nëse Shaqiri e kishte aftësinë dhe etikën e punës që kërkohet për të luajtur për një trajner si Jurgen Klopp. Megjithatë, në një intervistë pas njërës nga ndeshjet e këtij sezoni, Klopp kishte thënë se Shaqiri i ka kaluar pritshmëritë e tij.

Përkunër që ai nuk aktivizuar në të gjitha ndeshjet e Liverpoolit këtë sezon, statistikat e tij dëshmojnë se kur Shaqirin luan me “treshen e madhe”, Mohamed Salahun, Sadio Manen dhe Roberto Firminon, askush nuk mund t’i ndalojë djelmoshat e Kloppit.

Kjo katërshe është kombinuar në tetë ndeshje të këtij sezoni dhe Liverpooli i ka fituar të gjitha ato. Jo vetëm që klubi anglez i ka fituar plot 24 pikë me këta lojtarë, gjatë këtyre ndeshje janë shënuar 22 gola.

Statistikat më të mirë për më së pakti minuta të kaluar për ta shënuar një gol e ka Shaqiri, i cili ka arritur ta shënojë një gol çdo 119 minuta lojë. Për më tepër, kur Shaqiri, Mane, Salah dhe Firmino luajnë bashkë, Liverpooli e shënon një gol çdo 28 minuta.

Ky sulm i mrekullueshëm nuk e ka dëmtuar as mbrojtësit, pasi që Virgil Van Dijk ka arritur t’i ndihmojë Alissonit ta mbajë portën e paprekur në këto ndeshje. Alisson i ka pranuar vetëm shtatë gola gjatë këtij sezoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button