Rajoni

BB-ja jep 300 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

bbBanka Botërore (BB) miratoi dhënien e 300 milionë dollarëve për Serbinë për ta ndihmuar të përballet me shpenzimet gjigante të shkaktuara nga përmbytjet më të rënda të shekullit, që goditën rajonin në maj dhe shkaktuan vdekjen e 80 personave në Serbi dhe Bosnje.

“Kjo kredi u dha për një periudhë 30 vjeçare me një vonesë të falur prej 18 vitesh”, theksoi BB-ja  në një komunikatë.

“Kjo shumë i destinohet mbështetjes së rindërtimit të sektorit të sistemit elektroenergjetik të dëmtuar nga përmbytjet, por edhe ndaj përforcimit të sistemeve të mbrojtjes kundrejt përbytjeve të tjera”, deklaroi për televizionin shtetëror serb (RTS) Lazar Sestoviç, një përgjegjës i BB-së.

Rreth dy milionë persona ishin viktima të përmbytjeve që goditën në maj Serbinë dhe Bosnjen. Dëmet materiale vlerësohen në rreth dy miliardë euro në Bosnje dhe mes 1,5 dhe 2 miliardë euro në Serbi.

Në mes të korrikut, komunieteti ndërkombëtar i mbledhur në Bruksel në një konferencë me donatorë të organizaur me iniciativë të BE-së, Francës dhe Sllovenisë, premtoi rreth dy miliardë euro për Bosnjen dhe Serbinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button