Politika

Balla: Ftoj opozitën të votojmë që nesër Kodin Zgjedhor

“Shqipëria i ka një borxh të madh prej 28 vitesh diasporës, pasi kjo e fundit ka kontribuar në ekonomi”, deklaroi kryetari i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndërsa ftoi opozitën që të miratojnë Kodin Zgjedhor.

“Për PS-në e drejta e votës e atyre që jetojnë jashtë territorit ka qenë kushti i vetëm që i kemi kërkuar palës tjetër dhe e kemi bërë edhe këtë kur kemi qenë në opozitë, për të përfshirë në kodin e ri zgjedhor votën e shqiptarëve”, tha ai

Në vijim,  Balla vuri theksin te kërkesa që PS-së i ka bërë opozitës për miratimin e Kodit Zgjedhor.

“Ne i kemi kërkuar opozitës për të përfshirë në Kodin e ri Zgjedhor votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. E, për këtë qëllim edhe në thirrjen e fundit që unë bëra në emër të grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste të mblidhemi e të votojmë së bashku me opozitën Kodin e ri Zgjedhor, që garanton më së miri adresimin e të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIR. Një Kod Zgjedhor që është kryer me ekspertët më të mirë të qeverinë gjermane që e ka asistuar këtë proces, po ashtu delegacioni e Bashkimit Europian në Shqipëri, por dhe gjithë partnerët e tjerë të cilët kanë apeluar për kundrejt opozitë që të bëhet pjesë e një procesi që të konkludojmë  me miratimin e Kodit Zgjedhor”, tha Balla.

Kryetari i grupit PS-së Balla i kërkoi opozitës të votojë Kodin Zgjedhor, nesër ose në ditët e para të janarit.

“Ne jemi gati që nesër, edhe pse janë ditë e fundit të këtij vit. Por dhe në fillim të janarit që të mos presim seancën e parë të Kuvendit më 21 janar që të miratojmë Kodin Zgjedhor përfshirë atë që me të drejtë kërkon diaspora që qytetarë që jetojnë jashtë vendit të votojnë” tha ai

Duke iu përgjigjur pyetjes për një protestë të paralajmëruar të diasporës Balla tha: “Këta që merakosen aq shumë për protestën e diasporës, duhet të bëhen bashkë me në për të plotësuar kërkesën themelore të shqiptarëve”.

I pyetur për komunikimin me opozitën dhe plotësimin e kërkesës së tyre në lidhje me votimin elektronik, Balla tha se “Procesi i komunikimit vijon, ka qenë i vijueshëm prej kohësh, madje në këtë komunikim kemi hedhur hapa të rëndësishme, madje edhe për kërkesën e opozitës për teknologjinë në zgjedhje dhe janë hedhur hapa të rëndësishëm dhe në aspektin ekzekutiv të kësaj punë para përgatitore”.

Balla tha se jemi gati të testojmë votimin elektronik në 200 qendra votimi që në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“I kemi gjithçka gati që në 200 qendra votimi në zgjedhjet e 30 qershorit, të testohet teknologji e plotë, qoftë votim tërësor elektronik, pra janë disa teknologji që duhen testuar në zgjedhjet e qershorit e nëse garanton test të suksesshëm, atëherë le të jetë 2021 një rast i parë për ta provuar në të gjithë vendin. Si çdo herë, sa herë bëhet fjalë për reforma të mëdha në kuvend, PS është në të njëjtin krah me partnerët ndërkombëtarë dhe këtu, flas për BE dhe anëtarë të BE-së, gjatë këtij procesi ka qenë dhe qeveria gjermane”, tha Balla. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button