Kronika

Veliaj padit për shpifje Bashën dhe Tabakun, kërkon 100 mijë lekë shpërblim

Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku janë paditur në gjykatë për shpifje dhe shkelje për lejet e ndërtimit që i kanë dhënë vetes gjatë kohës kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës. Padia është bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka paditur për shpifje si kryetarin e PD, Lulzim Basha, ashtu edhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra nga çifti Basha-Tabaku lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë.

Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e çiftit Basha-Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë.

“E paditura ka shpifur publikisht kur deklaron ngjarje dhe fakte tërësisht të pavërteta. Nga momenti i deklarimeve publike të së paditurës dhe deri më datën që po depozitohet kjo kërkesë padi, nga Bashkia e Tiranës dhe paditësi, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk ka dhe nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi në favor të subjektit që përfaqësohet nga zoti Edmond Bego. Ndaj deklarimet publike të të paditurës janë deklarata që bazohen në shpifje dhe fyerje të paditësit, për shkak të funksionit që ai kryen si Kryetar i Bashkisë Tiranë”, theksohet në padi.

Në padinë drejtuar Gjykatës së Tiranës, Veliaj thotë se asnjë prej deklarimeve së të Tabakut nuk është i vërtetë, por këto deklarime janë të mbështetura në fakte dhe rrethana të rreme.  Veliaj thekson se projekti i pretenduar, nuk është pjesë i projektit të unazës së madhe, por pjesë e zgjatimit të lumit të Lanës. “Për sa kohë asnjë fakt nga të sipër përmendurit nuk ka dalë apo të jetë provuar”, – nënvizohet në padi, – atëherë kemi të bëjmë me shpifje dhe fyerje ndaj paditësit”.

Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se lekët që do të fitojë nga çdo vendim që gjykatat do të japin kundër shpifjeve publike, do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore. Me paratë e dy prej gjyqeve të fundit për shpifje të fituara ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike, Veliaj ka blerë kompjuterë për shkollat e mesme të Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button