Politika

RAMA SHKRIN QEVERINË, 8 MINISTRA, BËN ZËVENDESKRYEMINISTER ERION BRAÇEN

Kryeministri Edi Rama ka shkrirë sot qeverinë duke shkarkuar nga detyra 7 ministra dhe shtoi një ministri tjetër.

 Rama shkarkoi nga detyra Lindita Nikollën, Arben Ahmetajn, Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin, Mirela Kumbaron, Niko Peleshin, Sonila Qaton dhe zv/kryeministre Senila Mesi.

Kryeministri emëroi Elisa Spiropalin si ministre për Marrdhëniet me Parlamentin dhe Erion Bracen zëvendëskryeministër.

Menjëherë pas shkarkimit të ministrave, Rama ka emëruar zëvendësuesit e tyre.

Ndryshimet në qeveri: 

1- Ministrja Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini e cila është me një karrierë akademike që flet vetë për të dhe ka të gjithë kapacitetet për të marrë stafetën e për të çuar para reformat e për të rritur efikasitetin e punës në ministrinë e arsimit.

2-Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj. Sipas Ramës Ahmetaj pa diskutim që ka një rol absolut që lidhet me shifrat domethënëse.

Anila Denaj është drejtuesja aktuale e fondit të shërbimit kombëtar shëndetësor, ka një ekspericnë të gjatë si financiere dhe për ministrat e ri.

3 -Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga   Genc Cakaj. Sipas kryeministrit është koha që Bushati t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë.

Genc Cakaj është zv.ministri aktual që ndjek integrimin me një eksperiencë akademike të shkëlqyer.

4-Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku. ” Askush tjetër nga ministrat që unë kam punuar, nuk i ka kapacitetet e tij”, tha Rama.  Belinda Balluku  është drejtuesja e Albcontrol.

5-  Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Bledi Cuci. “Nikos i bie barra për rezultatin e Korçës”, u shpreh Rama.

6- Mirela Kumbaro zevendesohet nga Elva Margariti, këshilltare në Kryeministri, kordinatore e 100 fshatrave.

7-Sonila Qato do lerë kabinetin dhe do të zëvendësohet nga   Eduard Shalsi.

8-Elisa Spiropali emëerohet ministre për marrëdhëniet me Parlamentin. 

9-Gjithjashtu Rama emëroi Erion Braçen si zëvendëskryeministrin e ri të qeverisë largohet Senida Mesi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button