Politika

Basha: Ministrat e rinj, anonim dhe pa profil politik

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka konsideruar ndryshimet e sotme në qeveri si tallje me qytetarët.

Në një prononcim për mediet, Basha theksoi se ministrat e larguar duhet të përballen me drejtësinë. “Ndryshimet në qeveri janë një tallje me qytetarët. Pasi i ka braktisur dhe nëpërkëmbur për pesë vite me rrallë sot u tall më shqiptarët, duke vendosur ministër kë të dojë. Ministrat e larguar janë të korruptuar dhe largimi i tyre nga qeveria nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Lidhur me emrat e rinj të ministrave, Basha tha se ata janë pa profil politik, anonim dhe të paaftë.

“Anëtarët e rinj të qeverisë janë një përzierje njerëzish të paaftë, anonim dhe disa thellësisht të korruptuar. Sot Pamë një grup njerëzish pa asnjë rol tjetër vetëm se duartrokasin sjelljen e kryeministrit”, tha kreu i PD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button