Politika

Ndryshimet në Qeveri, Meta: Duhet më shumë bashkëpunim

Presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi nga Korça ndryshimet e qeverise, të cilat erdhën gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ilir Meta tha se qeveria duhet të ndryshojë filozofinë e qeverisjes e të jetë më bashkëpunuese me opozitën dhe institucionet e pavarura.

“Për mua është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese. Bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për bërjen e ligjeve më të mira dhe zbatimin e tyre. Bashkëpunuese me institucionet e pavarura, sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi edhe më reflektues për të sjellë ato ndryshime, për të cilat në radhë të parë kanë nevojë njerëzit më në vështirësi, kanë nevojë një pjesë e madhe e shqiptarëve për të dalë nga pragu i varfërisë në të cilin ndodhen sot, por aq më tepër për të zgjeruar e për të konsoliduar shtresën e mesme në vendin e shoqërinë tonë, që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale, e cila mund të bëhet shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë”, tha Meta.

Sipas tij, ndryshimet e emrave, nuk u vlejnë as fermerëve, as ekonomistëve të vendit. “Dhe për këtë nuk dua të lodhem shumë. Kam kohë që e kërkojë të ndjekim modelin e Maqedonisë, që është kaq afër Shqipërisë dhe Korçës”, komentoi ai. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button