Kronika

Kundër shembjes së Teatrit! Shkarkohet Kiço Londo, kush e zëvendëson

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro para se të largohej nga posti ka firmosur edhe një emërim të fundit.

Bëhet fjalë për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental që nuk do të jetë Kiço Londo por Jonida Beqo, aktualisht drejtore e Teatrit “Metropol”.

Kiço Londo u vu në konkurs përballë Jonida Beqos dhe mesa duket, kjo e fundit ka qenë preferenca e qeverisësve.

Londo, një “socialist i orëve të para”,  në ambiente konfidenciale mes miqsh e artistësh është shprehur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, raporton newsbomb.al.

Ndërsa Jonida Beqo, futet te ato emra të cilët janë pro shembjes së këtij teatri.
Kujtojmë se një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Aleanca theksonte edhe punën që ka bërë Londo në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE që ai drejton prodhon 60% të shfaqjeve teatrore.

E megjithatë, duket se tashmë zgjedhja është bërë dhe drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar Ekserimental do të jetë Jonida Beqo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button