Politika

Rama zhvillon mbledhjen e parë me ministrat e rinj dhe të larguarit

 Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me të gjithë kabinetin qeveritar, ku mes tyre ishin dhe ministrat e larguar së fundmi prej tij.

Në një fotografi të publikuar nga Kreu i Qeverisë, të cilën e ka cilësuar “Fotoja e Ditës”, në mbledhje janë të pranishëm ministrat që u larguan, si dhe emrat e rinj të ministrave që u mandatuan sot.

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Asamblenë Kombëtare ndryshimet në qeveri dhe bëri publikë 8 ministrat e rinj të kabinetit.

Erion Braçe zëvendëskryeministër në vend të Senida Mesit, Besa Shahini ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në vend të Lindita Nikollës, Anila Denaj ministre e Financave dhe Ekonomisë në vend të Arben Ahmetajt, Genc Caka ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme në vend të Ditmir Bushatit, Belinda Balluku ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit, Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vend të Niko Peleshit, Elva Margariti do të jetë ministrja e re e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros, Eduard Shalsi do të jetë ministri i ri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në vend të Sonila Qatos, ndërsa Elisa Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button