Rajoni

Sot është dita e reflektimit në Bullgar

bullgari4 tetori është dita e reflektimi para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ditën e diele më 5 tetor. Dita e reflektimit ndalohet agjitacioni paraelektoral dhe nuk është e lejueshme si të përhapen materiale të agjitacionit ashtu edhe të asgjësohen materiale të rregulluara në përputhje me ligjin në vendet e caktuara nga kryetarët e bashkive. Secili që do të zbulojë ndonjë shkelje mund të informojë komisionet elektorale. Në disa bashki ka edhe ndalesë të shitjes së alkoolit. Atje autoritetet vendëse kanë dhënë urdhëresë speciale. Në bashki të tjera ndalesa të tilla nuk ka.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar zhvillojnë një aksion në disa fshatra të qytetit Pazarxhik të Bullgarisë Jugore për krime kundër të të drejtave elektorale të shtetasve. Tashmë disa persona u arrestuan, por hollësi nuk njoftohen. Aksioni nuk ka përfunduar. Sipas informacionit të Ministrisë së Brendshme, ditët e fundit në mbarë vendin u zhvilluan disa operacione kundër blerjes së votave.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button