Ekonomia

Sportelet dhe arkat e OSHEE të hapura edhe për festat e fundvitit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe për festat e fundvitit, duke zgjidhur problemet e mundshme që mund të krijohen gjatë ditëve të ndërrimit të viteve.

OSHEE bën me dije në faqen zyrtare se arkat do të jenë në dispozicion dhe shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbime, duke publikuar edhe oraret që këto të fundit do të qëndrojnë të hapura.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE sh.a.), njofton se sportelet e Arkave do të jenë të hapura dhe ditët e fundit të vitit në shërbim të klientëve, respektivisht si më poshtë:
29 dhjetor, e shtunë,orari 08:00-20:00.
30 dhjetor, e dielë, orari 08:00-18:00.
31 dhjetor, e henë, orari 08:00-15:00.”, shkruhet në njoftimin e OSHEE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button