Politika

Rama: Shmangëm kolapsin financiar në 2013

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, se Shqipëria ishte në prag të kolapsit financiar në fund të vitit 2013.

“Ne e kemi shmangur kolapsin financiar në 2013. Po t’i referoheni të gjitha bisedimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kur ne erdhëm në qeveri, aty do të lexoni se çfarë kërcënimi kishim përballë”.

Sipas Kryeministri, gjendja ishte aq e rëndë, sa rrezikoheshin rrogat dhe pensionet.

“Rrezikonim të mos jepnim dot pensionet në fund të nëntorit, të plota dhe rrogat dhe pensionet. Dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar na kërkoi uljen e rrogave dhe pensioneve. Gjatë atyre viteve përgjithësisht shumë vende edhe nën efektin e krizës financiare ulën rrogat, ulen pensionet, edhe në rajon. Ne sigurisht jo vetëm që nuk ulëm rrogat e pensionet, por ulëm taksat. Gjëja e parë që kemi bërë në buxhetin e 2014. Pra, ne e shmangëm kolapsin financiar dhe këtë gjë e thonë qartësisht të gjitha dokumentet dhe çdokush që përfaqëson Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

Kreu i qeverisë tha se pengesa më e madhe e atyre viteve ishin borxhet e lëna nga qeveria paraardhëse.

“Unë nuk kam fajësuar kënd, sepse nuk ka pasur reforma që nuk kanë ecur. Ka pasur reforma që kanë ecur më shpejt, më ngadalë, por të gjitha reformat tona kanë pasur ecurinë e tyre. Unë kam thënë që po të mos kishim një mal me borxhe, patjetër do kishim më shumë mundësi”, – deklaroi ai.

I pyetur nga gazetarët se përse propozoi që njeriu i cili drejtoi politikat financiare të qeverisjes së Partisë Demokratike gjatë viteve 2005-2013 të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se “Ridvan Bode është propozuar si një personalitet që vinte dhe vjen nga radhët e opozitës dhe jo tonat”.

“Por këtu është çudi e madhe kur propozon nga radhët e tua, është problem, kur propozon nga radhët e kundërshtarëve, është problem, kur propozon nga radhët e shoqërisë civile, është problem. Por zgjedhja e Ridvan Bodes është bërë me këtë filozofi”, – tha Kryeministri Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button