Kronika

Kryegjyqtari i Gjykatës Sarandë në Vetting, probleme me pasurinë

Kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela ka dalë sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Hetimi për Çelën është zhvilluar në të tri kriteret. Sipas ILDKPKI deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka bërë deklarim të rremë dhe nuk e ka fshehur pasurinë.

Por KPK ka deklaruar se u konstatuan probleme të shumta për Çelën lidhur me një tokë arë me sipërfaqe 17 mijë e 540 m katrorë si dhe ullishte, burimi i krijimit nga ligji 7501. Komisioni konstatoi se pronësia duhet të ishte në emër të babait të tij, ndërkohë që dokumentacioni rezulton se ka përfituar edhe shtëpi në ish-fabrikën e biskotave Sarandë 48 m katror, blerë 1.2 mln lekë.

Në deklaratën vetting është deklaruar edhe një shtesë mbi banesë. KPK ka konstatuar parregullsi ne deklarime. Sipas KPK, subjekti ka qenë kontradiktor në deklarime.
“Duket se ka vepruar në kundërshtim me lejen pasi leja ishte në rikonstruksion dhe jo për ndërtim të katit tjetër”, thotë KPK.

Gjithashtu subjekti nuk ka deklaruar që kanë qenë 8 bashkëpronarë që të justifikojë shpenzimet. Sipas KPK, subjekti ka në total katin e parë dhe katin e dytë dhe fshehur pjesën 61.1 m katror.

Subjekti dhe bashkëshortja kanë ngritur padi në gjykatë, për përfitim të pronës, kur vetë ka qenë kryetar i gjykatës. Komisioni ka ngritur dyshime se kjo pasuri është e padeklaruar nga subjekti. Bëhet fjalë për një ambient magazinë, e ndërtuar para 1990, e përshtatur për banim më Sarandë, e blerë në 2002, për 1 milionë lekë.

Në përfundim të hetimit, subjekti ka deklaruar të ardhura nga qiraja, për këtë objekt deri në vitin 2008. Po kështu është deklaruar si pasuri një truall 400 metra katrorë, përfituar në vitin 1999, për 5 mijë lekë. Pas hetimit, KPK konstatoi se mbetet e paqartë pronësia e kësaj prone.

Subjekti ka deklaruar edhe një ambient me sipërfaqe 30 metra katrorë në Sarandë, i blerë në 2011. Pas hetimit rezultoi se, subjekti ka shqyrtuar një çështje, ku sipërmarrësi i këtij apartamenti ka qenë i paditur. Duket se subjekti ka vepruar në konflikt interesi.

Ndërkaq DSIK ka konstatuar papërshtatshmëri në detyrë. Lidhur me aftësitë profesionale, ka pasur 11 ankesa për Çelën. Sipas KPK, rezulton se subjekti ka aftësi nën mesatare për aftësitë profesionale.
“Subjekti nuk është gjithmonë korrekt në nisjen e seancave gjyqësore. Nga 7 minuta deri në 5 orë, madje ka pasur raste kur i ka nisur seancat gjyqësore disa minuta më parë duke çuar në shtyrjen e tyre”, u deklaruar në seancë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button