Kronika

Termometri -13 gradë në Korçë, vështirësi në qarkullim

Ulja e ndjeshme e temperaturave, të cilat në zonat malore kanë arritur deri në – 13 grade çka ka sjellë vështirësi për qarkullimin e mjeteve në Korçë.

Aksi Qafë-Thanë e deri në Kapshticë është i qarkullueshëm normalisht ndërsa në aksin Korçë-Leskovik, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë vetëm në segmentin e Qafës së Qarrit dhe Barmashit.

Të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, por në disa segmente, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, për shkak të prezencës së shtresave të akullit.

Gjatë natës lëvizja e mjeteve bëhej me zinxhirë në të gjitha rrugët nacionale, si pasojë e ngricave dhe temperaturave nën zero.
Ndërsa mëngjesin e sotëm situata paraqitet disi normale edhe pse lëvizjet drejt Dardhës dhe Voskopojës bëhen vetëm me zinxhirë.

Prej disa ditësh, vijojnë të mbeten të izoluara disa fshatra në zonën e Mokrës, në Pogradec dhe po ashtu fshatra të izoluara ka edhe në bashkinë e Korçës, Kolonjës, Maliqit dhe Devollit. Temperaturat e ulëta kanë shënuar edhe viktimën e parë të këtij dimri në juglindje.

Një 55-vjeçar nga Ravoniku ka humbur jetën teksa udhëtonte me biçikletë dhe nga hetimet paraprake rezulton se viktima kishte pësuar atak kardiak, si pasojë e temperaturave të ulëta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button