Home / Kosova / Haradinaj: Engel ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në

Haradinaj: Engel ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur zgjedhjen e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjedhja e tij në këtë post është një krah i fuqishëm për Kosovën në kohën kur shteti është duke u konsoliduar ndërkombëtarisht.

“Zgjedhja e Kongresistit dhe mikut tonë të madh, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Engel për dekada, deri në përmasa heroike, u angazhua për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Për popullin e Kosovës emri i Engel është ikonë e miqësisë së përjetshme me ShBA-në dhe zgjedhja e tij, në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së konsolidimit ndërkombëtar, është krah i fuqishëm për ne. Urime mik!”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: