Politika

Rama: Mbyllja me dhunë e fakulteteve tregon pengmarrësit e protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rifillimin e protestës së studentëve. Në një status në rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan se:

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh”.

Kujtojmë se disa studentë kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve dhe kanë dalë në protestë para kryeministrisë.

Studentët kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button