Kronika

“Habilajt” në Gjykatë, dy letër porosi mbajnë peng çështjen Tahiri

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe bën gati dosjen për 9 të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’. Prokurorët e dosjes kanë ngritur akuza ndaj të pandehurve për trafik të lëndëve narkotike, krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga “BalkanWeb” thuhet se këta persona kanë bashkëpunuar me ish-zyrtarë të lartë të policisë, si Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode  si edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria

Mësohet se Prokuroria është në pritje të dy letërporosive për ish-ministrin e brendshëm, Saimir  Tahiri. Burimet thanë për “News24” e “BalkanWeb” se në fundjavë dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, kanë udhëtuar drejt Italisë, ku kanë marrë të dhëna për llogari të cështjes “Tahiri”.

Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria po heton një udhëtim që kanë kryer familjarët e ish-ministrit Saimir Tahiri në korrik 2014 nga Shqipëria në Itali. Mësohet se në të njëjtin avion me familjen Tahiri, ka udhëtuar edhe Moisi Habilaj. Prokurorët po hetojnë sakaq qëllimin e këtij udhëtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button