Kronika e zeze

Shkodër, vritet me armë zjarri tregtari 50 vjeçar, në pranga autori

vrasjeNjë vrasje me armë zjarri është shënuar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në Shkodër.  Ngjarja ka ndodhur në tregun e shumicës, tek ish-SMT-ja, nga ku mësohet se 2 persona kanë qëlluar për vdekje 50-vjeçarin e identifikuar si Dedë Gjakaj.

Policia u gjend menjëherë në vendngjarje dhe nisi punën për gjetjen e autorit, e vetëm pak minuta pas ngjarjes arriti ta arrestonte personin e dyshuar për këtë vrasje.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Ilir Hoxha, teksa në momentin që i janë vënë prangat nga policia e Shkodrës atij i është sekuestruar edhe arma e krimit.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, për të cilat do të mësohet pas hetimit të policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button