Home / Kosova / Ekipi negociator fillon takimin me zyrtarët e BE-së

Ekipi negociator fillon takimin me zyrtarët e BE-së

Ekipi negociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, i udhëhequr nga dy bashkëkryesuesit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, ka nisur takimin në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kociajançiq, të hënën, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë, është ftuar nga Bashkimi Evropian për konsultime në Bruksel. Por, sipas saj, bisedimet në nivelin e lartë politik, do të vazhdojnë ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë.

“Zyra e Bashkimit Evropian për çështje të jashtme ka ftuar delegacionin nga Kosova të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor, për konsultime në Bruksel më 8 janar. Ekipi gjithashtu do të pritet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të diskutuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që lehtësohet nga BE-ja. Dialogu në nivelin e lartë bëhet ndërmjet dy presidentëve dhe kjo nuk ndryshon”, ka thënë Kocijançiq për Radion Evropa e Lirë.

Përderisa Ekipi negociator i Kosovës ka nisur takimin me zyrtarët e BE-së në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur mbështetjen e tij për delegacionin e Kosovës.

Ai ka thënë se ky delegacion “ka mandat të plotë legal dhe legjitim nga Kuvendi i Kosovës”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: