Ekonomia

Kredia, në Rajon bankat financojnë individët në Shqipëri bizneset

Në Shqipëri kredia për ekonominë është rreth 35 për qind e PBB-së, por rreth dy të tretat e saj i takojnë bizneseve dhe pjesa tjetër u dedikohet individëve.

Në vendet e tjera të Rajonit ky raport është i barabarte ose më ilartë në favor të individëve, sipas një materiali krahasimorqëpublikoi Banka e Shqipërisë duke shpjeguar tendencat nëkreditim ne Rajon gjatë tremujorit të tretë 2018.

Analiza e kredisë sipas segmenteve të tregut tregon se në shumë prej vendeve, individët janë më të financuar nga sektori bankar sesa bizneset.

Kështu, në Poloni, Kroaci, Republikë Çeke dhe Rumani, raporti i kredisë për individë ndaj PBB-së është dukshëm më ilartë, se ai i kredisë për biznese ndaj PBB–së.

Në vende të tjera si Serbia apo Maqedonia, ky raport është ndjeshëm më i balancuar, ku bizneset rezultojnë me ekspozim më të lartë në terma të financimit nga sistemi bankar, por diferencat nuk janë të mëdha.

Në Shqipëri dhe Bullgari bizneset përdorin dukshëm një levë më të madhe financiare nga sektori bankar sesa individët.

Raporti i kredisë për biznese ndaj PBB-së, krahasuar me atë tëindividëve, rezulton rreth 11.1 pikë përqindje dhe 10.6 pikë përqindje më i lartë, përkatësisht për Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Gjithashtu, vërehet se shumica e vendeve ku bizneset janë më të financuara nga sektori bankar, kanë raport në rënie të kredisë për biznese ndaj PBB-së dhe rritje të raportit të kredisë për individë. Kjo konfirmohet dhe nga normat e shpejta të rritjes së portofolit të kredisë për individë në rajon, e veçanërisht në këto vende.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button