Bota

Erdoğan: I papranueshëm mesazhi i Bolton në Izrael

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi pretendimet e fundit të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, se Turqia “vë në shënjestër kurdët”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në saje të fikjes së balonës së quajtur DEASH nga ana e ushtarëve tanë heroikë, Siria ka hyrë në procesin e shpëtimit nga kjo gjëmë. Megjithatë, është e pamundur ta pranojmë mesazhin e dhënë nga Bolton në Izrael”, tha Erdoğan gjatë takimit të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.

“Gënjështra se Turqia ka në shënjestër kurdët në Siri është shpifja më e ulët, më e pandershme, më e shëmtuar dhe më e madhe”, theksoi presidenti turk.

Të dielën, Bolton, i cili vizitoi Izraelin, tha se SHBA nuk do të tërheqë trupat nga Siria verilindore derisa qeveria turke të garantojë se nuk do të sulmojë “luftëtarët kurdë”, duke iu referuar organizatës terroriste YPG/PKK.

Në fushatën e saj 30-vjeçare terroriste, PKK ka shkaktuar vdekjen e 40.000 personave. YPG është dega e saj siriane.

Turqia ka paralajmëruar një operacion antiterrorist në Siri kundër YPG/PKK-së, pas dy operacioneve paraprake të suksesshme, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Erdoğan tha se është e vendosur të eliminojë “korridorin terrorist” në veri të Sirisë, duke shtuar se Turqia nuk bën dallim midis grupeve terroriste”.

“Për Turqinë, nuk ka dallim ndërmjet PKK-së, YPG-së, PYD-së ose DEASH-it”, deklaroi presidenti turk.

Ai tha se Turqia është duke bërë përgatitjet për çrrënjosjen e DEASH-it dhe organizatave të tjera terroriste në veri të Sirisë.

“Shumë shpejt do të kalojmë në veprim për të neutralizuar organizatat terroriste në territorin e Sirisë. Nëse ka terroristë të tjerë që do të përpiqen të parandalojnë këtë ndërhyrje, është detyra jonë që t’i mposhtim edhe ato”, theksoi Erdoğan.

Presidenti i Turqisë foli edhe në lidhje me protestat e “jelekëve të verdhë” në Francë, duke thënë se në mesin e protestuesve gjendet edhe organizata terroriste PKK.

“Në mesin e jelekëve të verdhë në Francë gjendet edhe PKK. Vallë e kanë hetuar këtë? Ne e dimë prej këtu. E njëjta do të ndodhë edhe me vendet tjera”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button