Politika

Vasili :Të gatshëm për konsensus me opozitën për reformat

vasili-ne-kuvend-525x350Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, pas vizitës që pati me një delegacion shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës, deklaroi se roli i opozitës i rëndësishëm për arritjen e reformave në vend.

Po ashtu, Vasili në deklaratën e tij, theksoi se “ maxhoranca është e gatshme për të plotësuar kërkesat në Kuvend dhe opozita duhet të shfrytëzojë hapësirat e saj”.

“Një nga elementët që u nënvizua nga diskutantët, ka qenë çeshtja e bojkotit të opozitës në Parlament dhe qëndrimi ishte i unifikuar për rishikimin e këtij vendimi. Në diskutimet tona me personalitete atje, konfirmuam se maxhoranca ka një vullnet që bashkëjetesa me opozitën është dimensioni normal me demokracinë dhe se maxhoranca është e gatshme të realizojë të gjitha hapsirat e kërkuara nga opozita”, u shpreh Vasili

Gjithashtu, Vasili pohoi se opozita ka detyrë të rishikojë konsensusin e një përgjigjeje të madhe që duhet të rishikohet sa më parë, jo si çeshtje që kënaq maxhorancën, por si një mundësi për të rishikuar ecien drejt reformave. Pyetjes së çfarë qëndrimi do të mbajë LSI-ja për emrin e governatorit të huaj, Vasili u shpre se qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbetet që zgjidhja për governatorin të jetë kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button