Rajoni

Sulmet me bomba ndaj mediave greke, grupi anarkist OLA merr përgjegjësinë

Grupi anarkist i Luftëtarëve Popullore “OLA”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombe ndaj kanalit televiziv SKAI dhe zyrave të gazetës Kathimerini me një postim në portalin anarkist Indymedia.

Në artikullin e publikuar akuzohen shumica e mediave, të cilat, sipas tyre, mbrojnë interesat e partive në fuqi dhe ato të një grupi oligarkësh dhe nuk dënojnë dhunën e verbër të kapitalistëve, policëve, mafies së gjykatësve dhe fashistëve ndaj të varfërve dhe emigrantëve .

Madje në emrat e përmendura të personave qëjanë viktima të kësaj dhune është edhe emri i shqiptarit Petrit Zifle që u vra në Korfuz nga një perkrahes i Agimit të Artë,para disa javësh.

Drejtuesit e grupit që marrin përgjegjësinë akuzojnë disa prej gazetarëve më në zë të kanalit Skai dhe gazetës Kathimerini, për shtrembërimin e realitetit dhe pasqyrimin e ngjarjeve dhe fakteve në interes të manjatit, pronar të këtij grupi mediatik. Akuzojnë kanalin në fjalë për legjitimim politik dhe përpjekje për të promovuar Agimin e Artë.

Grupi OLA kosniderohet si një vazhdim dhe transformim i organizatës Lufta Revolucionare, ELA. Pjestarë të tij jane sipas informacioneve nga policia greke anarkiste dhe persona me dosje penale.

Sa i përket sulmeve të kryera nga ky grup kanë filluar në janar të 2013-s kur persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri ndaj zyrave të Demokracisë së Re, partia që në atë kohë ishte në pushtet.

Po atë vit kryen sulm me të njëjtën mënyrë ndaj rezidencës së ambasadorit gjerman, një vit me vonë hodhën raketë ndaj ndërtesës së Mercedes-Benzit në Athinë dhe qëlluan me kallashnikov ambasadën izraelite.

Pasuan sulme me bomba, në nëntor të 2015 tek zyrat e Unionit të biznesmeneve në sheshin Sintagma të kryeqytetit, në dhjetor të 2016 ndaj ndertesës së Ministrisë së Punës, jashtë zyrave të Eurobank në prill të 2017 dhe ndaj Gjykatës së Apelit në dhejtor të po atij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button