Home / Sporti / Formula 1, aksidentohet rëndë piloti Bianchi, pa ndjenja në spital

Formula 1, aksidentohet rëndë piloti Bianchi, pa ndjenja në spital

foto-bianchi-320x191Ka përfunduar përpara kohe gara për Çmimin e Madh të Japonisë, të zhvilluar këtë fundjavë në pistën e Suzukas, ku janë zhvilluar vetëm 47 xhiro.

Një garë, e cila është vënë në diskutim që në momentet e para të nisjes së saj, pasi ende nuk dihej nëse do të garohej apo jo nën kushtet e vështira të motit, i cili premtonte reshje të dendura madje edhe tajfun.

2 xhirot e para u zhvilluan nën udhëheqjen e “Safety Car”, e më pas gara u ndërpre për pak kohë, për të rifilluar pas rreth 20 minutash deri në momentin e xhiros së 47 (3 të fundit nën regjimin e Safety Car). Në këtë moment, Hamilton mbante kryesimin e garës, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg, ndërsa më pas vinin dyshja e “Red Bullit” Vettel-Ricciardo.

Por, më i rëndësishëm është incidenti që ka ndodhur në një kthesë nga Jules Bianchi, i cili ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me një vinç që po largonte makinën e Adrian Sutil, të aksidentuar pak çaste më parë, pas të cilit frika ka pushtuar botën e Formula 1 mbi fatin e pilotit të Marussias.

Drejtuesit e garës thonë të mos spekulohet me informacionet, por raportimet e fundit flasin për një transport të tij me ambulancë në një spital, pasi dyshohet të ketë humbur ndienjat. Edhe mjeku i skuderisë Marussia, Matteo Bonciani, shprehet se gjendja e pilotit është e rëndë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: