Politika

“Gent Cakaj, mish për top” Buzhala: Rama t’i kërkojë falje Batonit

Mosdekretimi i Gent Cakajt nga ana e Presidentit Meta, në postin e ministrit të jashtëm ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Përmes një postimi në facebook, analisti Berat Buzhala shkruan: Në Kosovë, nëse flasim me gjuhe popullore, qasja e Edi Ramës, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakës, ishte kjo: Mish për top.

Statusi i Plote:

Ne Kosove, nese flasim me gjuhe popullore, qasja e Edi Rames, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakes, ishte kjo: Mish per top.

Edi Rama nuk ka nevoje me i kerku falje Kosoves per pamundesine e emerimit te Gentit ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme. Me sa kam une njohuri Genti nuk po emerohej aty si Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves, por si minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise. Rama, e Batoni, as nuk i kane borxh Kosoves e as Kosova nuk iu ka borxh atyre.

Fatkeqesia, e per kete me vjen shume keq, eshte qe Genti u perdore nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, per qerim hesapesh te brendshme. Kane mendu, qe duke e propozu nje djale nga Kosova per kreun e diplomacise, do te perfitojne nga simpatia patriotike. Mirepo me kerku meshire ne raste te ketilla eshte naivitet.

Gentin nuk e ka propozu populli i Kosoves, ne nje referendum, per Minister te Puneve te Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kerku falje vec Batonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button