Home / Kronika / Të pathënat dhe historia e Soni Kokalarit, inxhinieri shqiptar që mundësoi udhëtimin e parë në Hënë

Të pathënat dhe historia e Soni Kokalarit, inxhinieri shqiptar që mundësoi udhëtimin e parë në Hënë

Wilson Kokalari ishte inxhinieri shqiptar, që luajti një rol të rëndësishëm në misionin “Apollo 11”, duke bërë të mundur udhëtimin e parë të njeriut në hënë.

Kushërira e tij e dytë, Evi Kokalari ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të rrëfyer ekskluzivisht historinë dhe të pathënat nga jeta e tij.

Ajo tregoi se Wilson, apo Soni siç e njohin ndryshe, lindi në lagjen Palorto në Gjirokastër dhe në moshën një vjeçare u shpërngulën familjarisht në ShBA.

Edhe pse dëshira e të atit ishte që Soni të angazhohej në bizneset e familjes, ai ndoqi ëndrrën e tij për të udhëtuar drejt hënës, gjë e cila shihej me dyshim dhe nuk i jepej rëndësi nga familjarët.

Evi pranoi se edhe vetë të afërmit u bënë të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm të Sonit vetëm pas vdekjes së tij, e kjo është arsyeja se pse as ata vetë nuk kanë shumë video dhe materiale të dokumentuara për të.

Megjithatë, për herë të parë në një studio televizive shqiptare, Evi Kokalari mbante me vete librin e Apollos, aty ku ruhet firma e Sonit mes 300 mijë firmave të tjera të atyre që dhanë kontributin në finalizimin me sukses të projektit “Apollo 11”.

Evi tregoi se Soni ishte një njeri plot humor, i mprehtë si çdo shqiptar dhe me një të folur karakteristike të dialektit gjirokastrit.

Evi tregoi se ai pati dy martesa dhe dy fëmijë nga dy gratë e tij, një djalë dhe një vajzë. Fatkeqsisht djali humbi jetën në moshë të re për shkak të një aksidenti automobilistik dhe Rina është tanimë fëmija i tij i vetëm.

Edhe pse nuk pati mundësi të vinte në studio, Rina foli shumë për marrëdhënien me të atin përmes videove që u transmetuan ekskluzivisht në “Ftesë në Pesë”.

Megjithatë një nga videot më emocionuese ishte ajo e vetë Sonit, e regjistruar dy vjet para se të ndërronte jetë . Në fakt flasim për të vetmen video të dokumentuar të tij, ku në pak sekonda ai shpreh gjithë krenarinë për origjinën dhe atë çfarë arriti në jetë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: