MaqedoniaRajoni

Maqedonisë iu hap rruga drejt NATO-s

Maqedonia me dekada të ngecjes mbrapa përfundimisht e hapi rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në BE, duke e zgjidhur problemin më të madh të jashtëm politik dhe duke hapur perspektiva, u tha më 13 janar, në pres konferencën e përbashkët të zëvendëskryeminitres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pasi Kuvendi i Maqedonisë të premten në mbrëmje i miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës.

Shekerinska tha se për më pak se një vit Maqedonia e ndryshoi përshtypjen në planin e jashtëm politik. “Kjo është mundësi e madhe për vendin tonë dhe për qytetarët dhe treguam se për një kohë të shkurtër Maqedonia ia doli të bëjë ndryshim të cilin e vërejti e mbarë bota. Viti i kaluar nuk ishte vit i lehtë për ne, por kjo rrugë e suksesshme tregoi se Maqedonia është e aftë për përparim të madh”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se Maqedonia e siguroi vendin e merituar në tryezën e aleatëve të NATO-s. “Tani ndodhemi në fillim të një rruge të re dhe na pret punë e suksesshme. Anëtarësimi në NATO është garanci për stabilitet, për mosndryshimin e kufijve dhe jep garanci për të gjithë investitorët aktual dhe të ardhshëm, më shumë vende pune dhe paga më të mira. Këtë mundësi si shtet duhet ta shfrytëzojmë”, theksoi ajo.

Ministrja e Mbrojtjes tha se tani Maqedonia pritet t’u kthehet reformave, sigurisë sociale dhe rritjes ekonomike dhe se pas 12 vitesh stagnim këto reforma kërkojnë  kohë dhe angazhim dhe prandaj Qeveria do ta drejtojë të gjithë energjinë ndaj proceseve reformuese.

Shekerinska theksoi se tani na pret shumë punë edhe për anëtarësim në NATO, me ç’rast pritet agjendë e shpejtë dhe ambicioze për inkuadrimin e vendit edhe nga aleatët tanë. “Këtë vit kur është ditëlindja e 70-të e Aleancës, vendi ynë arriti të ulet në tryezën e NATO-s si një prej 30-të anëtareve të saj”, konstatoi Shekerinska.

Zëvendëskryeministri Osmani, vlerësoi se të gjithë së bashku kemi bërë sukses historic-politikanët, qytetarët dhe të gjithë që ndjejmë vendin si tonin që dëshirojmë të ardhme stabile dhe të sigurt për fëmijët tanë.

“Maqedonia tani tërësisht është e çliruar dhe e mbrojtur prej lojërave gjeopolitike të qendrave të mëdha të fuqive të cilat konsiderohen kanosje ndaj sigurisë së mbarë rajonit. Negociatat me të cilat Maqedonia bëhet shtet anëtar i BE-së do të thonë standarde evropiane në administratë, standarde evropiane në qeverisjen e së drejtës, standarde në arsim, shëndetësi, art, kulturë”…, theksoi Osmani.

Kjo, theksoi ai, do të thotë kushte më të mira për udhëheqjen e biznesit, bizens klimë e mirë për sipërmarrësit, standard më i mirë jetësor.

“Standardet do t’i sjellim këtu, që fëmijët tanë të mbeten këtu, të mos i kërkojnë jashtë vendit”, shtoi Osmani. Sipas tij, suksesi i Maqedonisë dhe i Greqisë paraqet nxitje dhe simbol edhe për vendet e tjera, simbol i optimizmit për të gjithë nga Ballkani Perëndimor, për atë se si ndërtohen marrëdhëniet e mira me fqinjët, dhe se si me qasje pozitive mbyllen çështjet e hapura.

Shefi i diplomacisë Dimitrov, ndërkaq, theksoi se “e zgjidhëm problemin më të madh të jashtëm politik, i cili na tërhoqi dekada mbrapa”. “Ne pas pavarësisë kur hymë në OKB duke e ndërtuar shtëpinë e shtetësisë morëm për sipër prej KS të KB-së ta tekalojmë dallimin rreth emrit me Greqinë. Në këtë kuptim ky problem ishte problemi më i madh i jashtëm i Republikës së Maqedonisë që me gjenerata e mbylli derën për progres dhe na tërhiqte mbrapa. Tani e zgjodhëm problemin më të madh të jashtëm politik”, tha Dimitrov, duke shtuar se më nuk do të definohemi me statusin tonë si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Ai theksoi se sot kemi identitet të mbrojtur dhe mbrojtje të asaj që është më e rëndësishme për vendin, përkufizimin e Maqedonisë me rajonin tjetër gjeografik i cili është edhe në vende të tjera. “Kjo do të thotë se e hapëm rrugën përpara për të ardhmen, patëm guxim të ballafaqohemi me realitetin, ta përmbyllim shtetformimin, ta bëjmë të ardhmen më stabile dhe të krijojmë kushte që gjeneratat e ardhshme të kenë jetë më të mirë”, tha Dimitrovi.

Me këtë zgjidhje, shtoi ai, “e bëmë atë që na takonte prej kohësh, siguruam anëtarësimin në NATO”. “Këto ditë në pajtim me procedurat do t’i dërgoj letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa vendet-anëtare në mënyrë intensive punojnë për protokollin inkuadrues lidhur me ne, ndryshimin e  Marrëveshjes së Uashingtonit me anëtaren e 30-të”, deklaroi Dimitrov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button