Home / Politika / Tarifat dhe bursat, përfaqësues të ministrive në çdo fakultet për të sqaruar studentët

Tarifat dhe bursat, përfaqësues të ministrive në çdo fakultet për të sqaruar studentët

Përfaqësues të ministrive të Financave e të Arsimit, nga nesër do të vendosen pranë çdo fakulteti për të asistuar studentët lidhur me zbatimin e VKM-së për tarifat dhe bursat.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, nga nesër mund t’i drejtohen përfaqësuesve të ministrive në sekretariatet e universiteteve.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit. Me studentët”, tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: