Politika

Tarifat dhe bursat, përfaqësues të ministrive në çdo fakultet për të sqaruar studentët

Përfaqësues të ministrive të Financave e të Arsimit, nga nesër do të vendosen pranë çdo fakulteti për të asistuar studentët lidhur me zbatimin e VKM-së për tarifat dhe bursat.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, nga nesër mund t’i drejtohen përfaqësuesve të ministrive në sekretariatet e universiteteve.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit. Me studentët”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button