Home / Politika / Rama “de jure” ministër për Europën dhe Punët e Jashtme deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Rama “de jure” ministër për Europën dhe Punët e Jashtme deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama do të jetë “de jure” ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Lajmin e konfirmoi sot vetë Kryeministri Edi Rama, i cili pohoi se “Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues dhe këtë shkelje të radhës do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese”.

Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, tha Rama, “do të jem ‘de jure’ në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: