Politika

Rama: Balili prapa hekurave një hap i madh në luftën kundër krimit dhe një përgjigje për të gjithë qentë që lehin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Klement Balilit i ashtëquajturi “Eskobari i Ballkanit”.

?

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara

?

Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH

?

Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës

?

Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë

?

Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”– shkruan Rama në reagimin e tij në twitter.

Ndërkohë më herët reagoi edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një deklaratë për median ai tha se arrestimi i Balilit është një rezultat domethënës i punës së policisë së shtetit. 

“Për këdo që njeh sadopak punën operative zhvilluese dhe natyrën e operacioneve të tilla për ndalimin e personave të këtij karakteri besoj do ta ketë të qartë që kurrë nuk mund të ketë një udhëtim vullnetar të një personi të kriminalizuar dhe të këtij niveli drejt stacionit të policisë. 

Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë, të thellë të ndërlikuar në bashkëpunim me partnerë të Shqipërisë të cilët kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në Policinë e Shtetit”, tha Lleshaj.  

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button