Bota

Kryeministrja britanike i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministrja e Britanisë, Tereza Mej, fitoi mocionin e mosbesimit me 325 vota pro saj dhe 306 kundër.

Deputetët rebelë të konservatorëve dhe të Partisë Demokratike Unioniste, të cilët kishin votuar kundër planit të Mejit për Brexit, këtë herë votuan që ajo të vazhdojë të udhëheqë vendin.

Gjatë një debati që zgjati gjashtë orë, drejtuesi i laburistëve në opozitë, Xheremi Korbin, tha se administrata e Mejit e kishte humbur të drejtën për të qeverisur.

Partia e tij nuk e përjashton mundësinë që të bëjë kërkesa të tjera për votë mosbesimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button