Home / Rajoni / Putin në Beograd: 26 marrëveshje mbi bashkëpunimin midis Serbisë dhe Rusisë

Putin në Beograd: 26 marrëveshje mbi bashkëpunimin midis Serbisë dhe Rusisë

Qëndrimi i Rusisë mbi “çështjen e Kosovës” është i njohur, ne angazhohemi për arritjen e kompromisit të pranushëm të ndërsjellë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, deklaroi sot në Beograd presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se pa Rusinë nuk do të ketë kurrëfarë zgjidhje për Kosovën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne angazhohemi për arritjen e kompromisit të pranueshëm në pajtim me Rezolutën 1244. Për fat të keq kanë qenë disa hapa provokuese, para se gjithash mendoj për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kjo është shkelje direkte e Rezolutës 1244”, tha Putin në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin e Serbisë në Beograd.

Siç tha Putin, Rusia plotësisht ndan shqetësimin e Serbisë dhe qytetarëve të saj, duke kuptuar se hapat e tilla mund të kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit. 

“Me kujdes përcjellim çfarë po ndodh në rajon, ne do të punojmë me të gjithë partnerët tanë për të siguruar respektimin e të drejtës ndërkombëtare, ndërsa zgjidhja të jetë e drejtë”, tha ai.

Presidenti rus gjithashtu theksoi se “doemos duhet t’i bindim partnerët tanë se duhet të gjendet një kompromis, nëse duam stabilitet në rajon”.

“Rusia gjithmonë ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por Bashkimi Evropian është ndërmjetës, por për fat të keq kjo dobët është përmbushur. Themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhej të kishte ndodhur, por asgjë. Sipas Rezolutës 1244 parashihet mundësia e pranisë së policisë serbe në Kosovë. Ku është kjo? Nuk ka asgjë. Doemos duhet të ketë respekt më të madh për të drejtën ndërkombëtare dhe vetëm kështu mund të gjendet zgjidhje”, tha Putin.

Nuk shoh zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë Putin tha se Serbia gjithmonë është e gatshme për bisedime dhe kompromise, por nuk është e gatshme për poshtërim.

“Frikësohem se disa nuk janë të gatshëm. Ne edhe më tej do të kërkojmë kompromise dhe do të insistojmë në atë”, theksoi ai.

Siç shtoi ai, negociatat për çështjen e Kosovës janë zhvilluar derisa nuk u vendosën taksat njëqindpërqind mbi produktet serbe.

“Lidhur me Rusinë, pa Rusinë dhe fuqinë e saj në KS të OKB-së është e qartë se kurrëfarë zgjidhje nuk do të ketë. Para çdo zgjidhje, unë do të këshillohem me presidentin Putin. Unë nuk shoh zgjidhje, shpresoj, por nuk mendoj se është afër në një kohë të shkurtër”, vlerësoi Vuçiç.

I pyetur nëse presioni ndaj Serbisë do të intensifikohet për shkak të forcimit të marrëdhënieve me Rusinë, presidenti serb u përgjigj se nuk ka problem se çfarë do të flitet në botë, por Serbia niset nga fakti se është shtet i lirë dhe i pavarur në marrjen e vendimeve dhe se askush nuk do të vendosë se çfarë politike do të zhvillojë.

Bashkëpunimi i dy vendve

Të dy presidentët gjithashtu këmbyen 26 marrëveshje mbi bashkëpunimin midis Serbisë dhe Rusisë, në të cilën Putin tha se pika kyçe është bashkëpunimi energjetik, duke shtuar se eksportet e gazit rus do të jenë 2.3 miliardë metra kub, dhe se Gazprom planifikon ta rrisë atë vitin e ardhshëm në 3, 5 miliardë.

“Ne gjithashtu diskutuam për rritjen e magazinimit të gazit nga 450 në 750 milionë metra kub”, tha Putin dhe kujtoi se Gazpromneft investoi 3 miliardë dollarë në Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS) dhe është gati të investojë edhe 1.4 miliardë.

“NIS më së shumti kontribuon në buxhetin e Serbisë dhe është një nga korrporatat më të fuqishme në Evropën Juglindore”, vlerësoi Putin duke theksuar se forcon bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës, bashkëpunimin ushtarak dhe mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Presidenti i Serbisë theksoi se shteti është i kënaqur me përparimin e bashkëpunimit me Rusinë, pasi shkëmbimi tregtar po rritet dhe marrëdhëniet ekonomike janë gjithnjë e më të mira.

Ai shtoi se Serbia është e varur nga Rusia në furnizimin e gazit dhe se ka pasur bisedime për ndërtimin e një gazsjellësi në të ardhmen, si dhe rritjen e kapacitetit të magazinimit të gazit.

“Kemi biseduar mbi infrastrukturën, bashkëpunimin ushtarak. Putini gjithmon i ka dalë në ndihmë Serbisë dhe popullit të saj”, tha Vuçiç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: