Home / Rajoni / Konservatori Borisov favorit për fitimin e zgjedhjeve

Konservatori Borisov favorit për fitimin e zgjedhjeve

aaa675Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov është favorit për zgjedhjet legjislative që zhvillohen sot, por ka lënë të dyshohet mbi kapacitetin e tij për të formuar një koalicion qeveritar. “Nëse ne kemi 110-115 deputë, do të jem i detyruar të kërkoj një zgjidhje. Përndryshe, të tjerët formojnë një qeveri”, theksoi shefi i konservatorëve bullgarë për televizionin bTV, një mënyrë kjo për të paralajmëruar zgjedhësit në përpjekje për t’i mobilizuar, ndërkohë që maxhoranca absolute në Parlament është 121 deputetë.

”Nuk di me kë dhe si do të formoj një koalicion”, theksoi ai. Partia e tij ”Gerb” mund të marrë 98-100 deputetë në asamblenë e re. “Blloku reformator është aleati ynë i vetëm i mundshëm, por ata nuk reshtin së kritikuari që prej një muaji”, shtoi Borisov. Ky formacion i qendrës së djathtë antikomuniste mund të sigurojë 16-18 deputetë, por nuk do të mbështesë një kandidaturë të Bojko Borisovit për kryeministër. Socialistët do të renditen në vendin e dytë me 20 për qind të votave dhe 53-55 vende, para liberalëve të Partisë së Minoritetit Mysliman (15 për qind – 44-46 vende).

Parlamenti i ri mund të përbëhet nga gjashtë parti të ndryshme (një formacion populist dhe tjetri nacionalist) duke vështirësuar lojën e aleancës për formimin e një qeverie.

Kryeministër nga viti 2009 deri në 2013, në krye të një qeverie minoritare, Bojko Borisov u ndodh në situatën e fituesit të zgjedhjeve legjislative në maj 2013, por i paaftë për të siguruar një maxhorancë parlamentare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: