Politika

Kampusi universitar, Rama: Qytet Studenti, tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi këtu

“Territori ky duhej të ngrihej kampusi universitar i Tiranës rezultoi një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi këtu në Qytet Studenti”. Kështu theksoi kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi projektin e ngritjes së kampusit universitar në Qytet Studenti.

“Morën nga studentët energjinë e madhe për të transformuar Shqipërinë nga një regjim komunist në demokraci dhe ajo që bënë për Qytet Studentin ishte thjesht t’u merrnin pronat”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, nga viti 1990 deri në ditët tona në këtë qytet të studentëve kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike, por asgjë për të përballuar ndryshimin e madh dhe transformimin shoqëror me rritjen e numrit të studentëve, ashtu si në fakt, ndodhi edhe me universitetet.

“Në të njëjtat godina supozohet të strehohen një numër shumë më i madh studentësh sikurse në universitete”, tha Rama. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button