Politika

Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhen sekretarët e partisë

Në një kohë kur sot Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj, janë shpallur emrat fitues për sekretarinë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve.

Mësohet se Gazmend Bardhi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, i cili siguroi 277 vota përballë Dorian Teliti, që mori 44 vota. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’se Sahit Dollapi, që u zgjodh në postin e Sekretar për Çështjen Zgjedhore siguroi 258 vota, ndërsa Lulzim Omuri 60 vota si dhe 10 u shpallën të pavlefshme.

Në postin e Sekretarit për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso, me 221 vota, duke mundur kështu Dorian Gjomarkajn, që siguroi 100 vota. Ndërkohë, Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore me 278 vota, ndërsa Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore me 284 vota përballë Marinela Ziut, e cila mori 37 vota.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button