Politika

Reforma në Drejtësi, Nishani mbledh Ramën e Bashën në tryezë: Të jetë gjithëpërfshirëse

IMAG0062Reforma në Drejtësi, e thirrur nga presidenti Bujar Nishani, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ka mbledhur në një takim krerët më të lartë të politikës shqiptare, përfshirë dhe liderët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Sipas burimeve që raportojnë nga ky takim, mësohet se kryeministri nuk është takuar dhe nuk ia ka dhënë dorën kreut të PD-së para nisjes së takimit siç ndodh rëndom kësi rastesh.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur kryesuesi i këtij takimi, presidenti Nishani, i cili ka theksuar rëndësinë e madhe të reformës në drejtësi, duke kërkuar monitorimin e partnerëve ndërkombëtarë për një proces sa më transparent.

“Ndihem i motivuar që jemi mbledhur në një tryezë të tillë për drejtësinë, – tha Nishani. –  Kjo reformë duhet të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse. Një reformë e vërtetë, duhet të ketë parasysh faktin se drejtësia është një themel i funksionimit të shtetit të së drejtës, siguri për funksionin normal të çdo institucioni dhe shërbim thelbësor për qytetarët. Pavarësia dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë duhet të respektohet nga të gjithë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button