Home / Kronika / Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së

Muhamet Rrumbullaku është emëruar si drejtuesi i ri i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.

Muhamet Rrumbullaku ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Ai rikthehet në detyrë pas një shkeputje prej 3 vitesh nga radhët e uniformave blu.

Leave a Reply

%d bloggers like this: