Home / Rajoni / Pesë të vdekur pas një aksidenti të rëndë rrugor

Pesë të vdekur pas një aksidenti të rëndë rrugor

aaa687Problemi me frenat ishte shkaku që një maune u përplas me më shumë se 30 automjete në rrugën ”Egnatia” duke shkaktuar pesë të vdekur, ndërkohë që numri të plagosurve është 30. Aksidenti ndodhi paraditen e së dielës, kur maunia me targa rumune dhe me një drejtues 39-vjeçar, u përplas me makinat që ndodheshin përpara dhe që kishin ndaluar për shkak se në rrugë po kryheshin punime. Në përplasje u përfshinë më shumë se 30 automjete, ndërsa disa prej tyre u përfshinë nga flakët. Reagimi i zjarrfikësve dhe i policisë ishte i menjëhershëm për nxjerrjen e njerëzve që ishin bllokuar nëpër makina. Fillimisht u nxorën katër të vdekur, tre shtetas grekë, dy gra të moshës 53 vjeç, një burrë 42 vjeç dhe një shtetas bullgar, mosha e të cilit nuk është bërë e ditur. Policia ka arrestuar drejtuesin e maunes si dhe përgjegjësin e punimeve që po kryheshin të dielën në rrugën ”Egnatia”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: