Ekonomia

Qeveria anulon tenderin për aksin Thuman-Kashar, fondi i kalon “Paktit për Universitetin”

Ministria Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërpret procedurën e Partneritetit Publik Privat, (PPP) për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, me qëllim kalimin e fondeve të këtij projekti, në dispozicion të “Paktit për Universitetin ”

Belinda Balluku, në konferencën e parë për shtyp si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, deklaroi sot se, “hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve për “Paktin e Universitetit”, në fushën e infrastrukturës arsimore, qoftë asaj digjitale apo asaj fizike”.

Natyrisht, tha Balluku, ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar rrugor, aq më tepër që projekti është gati. “Por ky aks ka një mundësi shumë fish zhvillimi dhe jemi duke studiuar përfshirjen e tij në projektin e zgjerimit të tij nëpërmjet rrugës Tiranë- Durrës, ku në fazën e parë të tij, parashikohet ndërtimi i aksit Tiranë- Ndroq-Plepa dhe në fazën e dytë ndërtimi aksit Kashar-Rrogozhinë”, tha ajo.

“Idea është që pikërisht këtij aksi Kashar-Rrogozhinë t’i shtohet dhe aksi Thumanë-Kashar i cili garanton qoftë hyrjen shpejtë në Tiranë nga pjesa veriore e vendit, qoftë aksesin më të shpejtë nga veriu në jug të vendit, gjatë sezonit veror turistik”, – tha Balluku.

Ndërsa ritheksoi se, ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, tërhiqet nga PPP, për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar dhe fondi i parashikuar për këtë projekt, i vihet në dispozicion nga qeveria “Paktit për Universitetin”. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button